Quality Assurance

Armundia Factory është një software house e kontrolluar nga Armundia Group, një kompani italiane me seli në Romë.
Stafi i Armundia Group ka një eksperiencë 20 vjecare mbi implementimin e software për bankat, financën dhe siguracionet.
Për degën e Tiranës kërkohen persona për pozicionin e “Quality Assurance” që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Detyrat
    · do të testojë modulet aktuale software dhe të identifikojë problemet
    · duhet të përgatisë raportet dhe të evidentojë problematikat në software
    · do të kryejë analizimin mbi dokumentacionin e dhënë nga klienti
    · do të punojë ngushtë me ekipin e zhvilluesve për të siguruar cilësinë në mirëmbajtjen e software-ve
    · do të përgatisë shkrimin e testcase në lidhje me storyt që ndodhen në tools-et përkatëse
  • Kualifikimet / Kërkesat
    · të ketë mbaruar asrsimin e lartë (minimumi diplomë 3-vjecare).
    · të ketë njohuri mbi tools si: JIRA, TESTRAIL, ALM, etc.
    · aftësi për tu relacionuar direkt me klientin dhe për të kuptuar nevojat e tij në proceset e ndryshme ku punon
    · puna në grup është thelbësore
    · njohja e gjuhës italiane në një nivel komunikimi të paktën mesatar është shumë e rëndësishme.
    · eksperienca nuk është e nevojshme.

Të punosh në Armundia do të thotë të jesh pjesë e një Grupi që përballet me sfida dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare. Në Armundia punohet dhe mësohet shumë. Rritja teknike dhe profesionale e personave të grupit tonë është prioritet i kompanisë. Eksperienca nuk është e nevojshme. Kandidatët e përzgjedhur do punësohen me një kontratë të rregullt dhe do të nisin një training on the job i përpiluar nga kompania i kolauduar gjatë këtyre viteve.
Në qoftë se dëshironi të punoni në Armundia dhe mendoni se plotësoni kushtet teknike të mësiperme ju lutemi të na dërgoni CV tuaj ne adresen talent@armundiafactory.com


 

Armundia Factory is an ICT service company focused on digital and technological innovation of companies and institutions belonging to any sector.