Skip to main content

/ Privacy Policy

PRIVACY POLICY

ⓘ  Kjo Politikë shpjegon se si Armundia Factory sh.p.k. (në vijim “Armundia Factory”, “ne” ose “Kontrolluesi”) përpunon të dhënat personale, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ajo përshkruan përpunimet që lidhen me faqen www.armundiafactory.com, përfshirë të dhënat që na dërgoni përmes formave të faqes, dhe përmbledh kategoritë e tjera të përpunimit që kryen Armundia Factory. Për cookie-t dhe teknologjitë e ngjashme, lexoni Politikën e Cookies.


1. LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN

Faqja përpunon tri lloje të dhënash:

  • Të dhënat e shfletimit: adresa IP, URL-të e burimeve të kërkuara, data dhe ora e kërkesës, metoda HTTP, kodi i statusit të përgjigjes, parametra të shfletuesit dhe të sistemit operativ, të nevojshme për funksionimin dhe sigurinë e faqes;
  • Të dhënat që jepni vullnetarisht: përmes formave “Book a meeting” dhe “Submit your CV”, me email ose me telefon. Të dhënat e formave dërgohen te kutitë postare info@armundiafactory.com, përkatësisht talent@armundiafactory.com, të ofruara nga Microsoft 365, dhe ruhen njëkohësisht në sistemin e menaxhimit të përmbajtjes (CMS) të faqes;
  • Të dhënat që përpunohen nga shërbimet e palëve të treta: Usercentrics, për menaxhimin e pëlqimit, i aktivizuar gjithmonë; Adobe Fonts dhe Google reCAPTCHA, të aktivizuara vetëm pasi të keni dhënë pëlqimin nëpërmjet banerit të cookie-ve.


2. QËLLIMET DHE BAZAT LIGJORE

Tabelat e mëposhtme tregojnë, për secilën veprimtari, të dhënat, qëllimin, bazën ligjore dhe afatin e ruajtjes.

VEPRIMTARIA

TË DHËNAT

BAZA LIGJORE

AFATI I RUAJTJES

Funksionimi dhe siguria e faqes (log teknike të serverit)

Adresa IP, URL-të e burimeve të kërkuara, data dhe ora e kërkesës, metoda HTTP, kodi i statusit të përgjigjes, parametra të shfletuesit dhe të sistemit operativ

Interesi legjitim për sigurinë dhe funksionimin e faqes (neni 7, shkronja “dh”)

Deri në 6 muaj

Fontet e faqes (Adobe Fonts, Adobe Inc.)

Adresa IP, të dhëna të shfletuesit, faqja e vizituar

Pëlqimi juaj nëpërmjet banerit (neni 7, shkronja “a”). Pa pëlqim, faqja shfaqet me fonte alternative të ruajtura në serverin e saj

Armundia Factory nuk i ruan këto të dhëna; ato përpunohen nga Adobe sipas politikës së saj

Mbrojtja e formave nga spam-i dhe abuzimi (Google reCAPTCHA)

Adresa IP, të dhëna të shfletuesit dhe të pajisjes, ndërveprimi me faqen

Pëlqimi juaj nëpërmjet banerit (neni 7, shkronja “a”). Pa pëlqim, forma mund të dërgohet pasi të aktivizoni shërbimin, ose mund të na shkruani në info@armundiafactory.com

Armundia Factory nuk i ruan këto të dhëna; ato përpunohen nga Google sipas politikës së saj

Menaxhimi i pëlqimit për cookie-t (Usercentrics)

Zgjedhjet tuaja për cookie-t, identifikues i pëlqimit, data dhe ora e zgjedhjes

Detyrimi ligjor për të provuar pëlqimin e dhënë (neni 7, shkronja “c”)

12 muaj nga zgjedhja juaj e fundit

Cookie dhe teknologji të ngjashme

Sipas Politikës së Cookies

Domosdoshmëria teknike ose pëlqimi, sipas llojit të cookie-t

Sipas Politikës së Cookies

Faqja ofron dy forma: “Book a meeting”, për të kërkuar një takim ose një demonstrim, dhe “Submit your CV”, për të dërguar kandidaturën tuaj. Mund të na kontaktoni edhe drejtpërdrejt me email ose me telefon. Në të gjitha rastet, përpunojmë vetëm të dhënat që na jepni ju vetë, për qëllimin për të cilin na i jepni:

KANALI

TË DHËNAT DHE QËLLIMI

BAZA LIGJORE

AFATI I RUAJTJES

Forma “Book a meeting”, info@armundiafactory.com dhe telefoni

Emër, mbiemër, shoqëria, email dhe mesazhi juaj (forma); numri i telefonit, kur na telefononi; për t’iu përgjigjur kërkesës dhe për të organizuar takimin

Interesi legjitim për t’iu përgjigjur kërkesës (neni 7, shkronja “dh”)

Deri në zgjidhjen e kërkesës dhe deri në 12 muaj pas kontaktit të fundit

Forma “Submit your CV” dhe talent@armundiafactory.com

Emër, mbiemër, email, CV dhe dokumentet e bashkëngjitura; për të shqyrtuar kandidaturën

Marrja e masave parakontraktore me kërkesën tuaj (neni 7, shkronja “b”); pëlqimi juaj opsional për ruajtjen e CV-së deri në 24 muaj (neni 7, shkronja “a”)

Aplikime spontane: 12 muaj, ose 24 muaj nëse jepni pëlqimin opsional. Kandidatë për një pozicion konkret që nuk përzgjidhen: 6 muaj, ose 24 muaj me pëlqim. Në rast punësimi, të dhënat kalojnë në dosjen e personelit

3. DHËNIA E TË DHËNAVE


ⓘ  Dërgimi i formave nuk kërkon pëlqimin tuaj, sepse përpunimi bazohet në kërkesën që na drejtoni. E vetmja kuti është ajo opsionale te forma e CV-së, e pazgjedhur paraprakisht; pëlqimin e dhënë mund ta tërhiqni në çdo kohë duke na shkruar. Fushat e shënuara si të detyrueshme janë të nevojshme për t’i dhënë vijim kërkesës suaj; pa to nuk mund t’ju përgjigjemi. Ju lutemi mos përfshini në forma ose në CV të dhëna të kategorive të veçanta (p.sh. të dhëna shëndetësore), përveç kur janë të nevojshme. Format mbrohen nga Google reCAPTCHA, e cila ngarkohet vetëm me pëlqimin tuaj. Nëse nuk e keni dhënë pëlqimin, pranë formës shfaqet butoni “Aktivizo reCAPTCHA”; përndryshe, mund të na shkruani drejtpërdrejt në info@armundiafactory.com.


4. KONTROLLUESI DHE DPO

Kontrolluesi i të dhënave personale të përpunuara në lidhje me këtë faqe është:

ELEMENT

TË DHËNAT

Emri

Armundia Factory sh.p.k.

NUIS

L51511004F

Adresa

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nr. 146, Shkalla 2, Ap. 8, Tiranë, Shqipëri

Email

info@armundiafactory.com

Telefon

+355 (0) 44 803 939

NËPUNËSI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE (DPO)

Armundia Factory ka caktuar një strukturë DPO me dy nivele, të njoftuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas nenit 34, pika 3, të Ligjit nr. 124/2024. Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja, mund të kontaktoni:

ROLI

KONTAKT

DPO i Grupit Armundia — Avv. Paolo Todaro

paolo.todaro@armundia.com

Pika lokale e kontaktit në Shqipëri — Av. Orjon Nallbati, ITAKA7 sh.p.k.

orjon.nallbati@itaka7.com  |  +355 69 331 4640

5. MARRËSIT E TË DHËNAVE

Të dhënat mund t’u bëhen të aksesueshme, vetëm në masën e nevojshme, marrësve të mëposhtëm:

  • Stafit të autorizuar të Armundia Factory dhe të shoqërive të Grupit Armundia që ka akses në email-et dhe në CMS-në e faqes, të detyruar me konfidencialitet;
  • Amazon Web Services (AWS), si ofrues i infrastrukturës cloud dhe i hostingut të faqes, me të dhëna të ruajtura në rajone të Bashkimit Europian, si dhe ofruesit të mirëmbajtjes teknike të faqes, të lidhur me kontratë përpunimi sipas nenit 26 të Ligjit nr. 124/2024;
  • Microsoft, si ofrues i shërbimit të email-it (Microsoft 365) ku ruhen kutitë postare info@armundiafactory.com dhe talent@armundiafactory.com, i lidhur me kontratë përpunimi sipas nenit 26 të Ligjit nr. 124/2024;
  • Adobe Inc. (Adobe Fonts) dhe Google LLC (Google reCAPTCHA), vetëm kur keni dhënë pëlqimin, si ofrues të shërbimeve të përshkruara në seksionet 1 dhe 2;
  • Usercentrics GmbH, si ofrues i platformës për menaxhimin e pëlqimit;
  • Autoriteteve publike, kur kjo kërkohet me ligj ose me vendim gjykate.


ⓘ  Nuk i shesim të dhënat tuaja personale dhe nuk i përdorim për qëllime të papajtueshme me ato të deklaruara këtu.


6. MËNYRA E PËRPUNIMIT DHE AFATET E RUAJTJES

Të dhënat përpunohen me mjete elektronike, nga stafi i autorizuar, vetëm për qëllimet e treguara në seksionin 2. Të dhënat e formave ruhen në kutitë postare info@armundiafactory.com dhe talent@armundiafactory.com në Microsoft 365 dhe në CMS-në e faqes.

Afatet e ruajtjes janë ato të treguara në tabelat e seksionit 2. Ato vlejnë njësoj për email-et dhe për regjistrimet në CMS, të cilat fshihen periodikisht pas skadimit të afatit.


ⓘ  Nuk kryejmë vendimmarrje të automatizuar që prodhon efekte juridike mbi ju.


7. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE JASHTË SHQIPËRISË

Infrastruktura e faqes ndodhet në rajone të Bashkimit Europian të AWS. Të dhënat mund të bëhen të aksesueshme nga shoqëri të Grupit Armundia në Itali, nga Microsoft si ofrues i email-it dhe, kur keni dhënë pëlqimin, nga Adobe Inc. dhe Google LLC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto transferime kryhen drejt shteteve me nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje, sipas nenit 40 të Ligjit nr. 124/2024 dhe Vendimit nr. 01, datë 30.04.2025, të Komisionerit; për SHBA-në, marrësit janë të certifikuar në Kuadrin BE–SHBA për Privatësinë e të Dhënave. Për informacion mbi garancitë e zbatuara, mund të na kontaktoni në adresat e mësipërme.


8. TË DREJTAT TUAJA DHE USHTRIMI I TYRE

Sipas Ligjit nr. 124/2024, ju gëzoni të drejtat e mëposhtme:

  • E drejta e informimit dhe e aksesit në të dhënat tuaja (nenet 13 dhe 14);
  • E drejta e korrigjimit të të dhënave të pasakta ose të paplota (neni 15);
  • E drejta e fshirjes (“e drejta për t’u harruar”), kur plotësohen kushtet ligjore (nenet 15 dhe 16);
  • E drejta e kufizimit të përpunimit (neni 17);
  • E drejta e kundërshtimit të përpunimit, përfshirë përpunimin e bazuar në interesin legjitim (neni 19);
  • E drejta e transferueshmërisë së të dhënave (neni 18);
  • E drejta për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë, kur përpunimi bazohet në pëlqim;
  • E drejta për të paraqitur ankesë pranë Komisionerit (neni 86; seksioni 14).

Për të ushtruar çdo të drejtë, mund të na shkruani në info@armundiafactory.com, t’i drejtoheni pikës lokale të kontaktit në orjon.nallbati@itaka7.com ose DPO-së së Grupit në paolo.todaro@armundia.com. Ne i përgjigjemi kërkesës brenda 30 ditëve; ky afat mund të zgjatet deri në 60 ditë, sipas nenit 12 të Ligjit nr. 124/2024, dhe në këtë rast ju njoftojmë. Për arsye sigurie, mund t’ju kërkojmë të verifikoni identitetin para se të veprojmë mbi kërkesën.


9. COOKIE

Faqja përdor cookie dhe teknologji të ngjashme, të menaxhuara nëpërmjet platformës Usercentrics. Për detajet, lexoni Politikën e Cookies.


10. MASAT E SIGURISË

Armundia Factory zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga aksesi i paautorizuar, humbja ose përhapja, në përputhje me nenin 28 të Ligjit nr. 124/2024.


11. LIDHJE ME FAQE TË TJERA

Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të tjera (p.sh. profili ynë në LinkedIn). Kjo Politikë nuk shtrihet mbi ato faqe; ju rekomandojmë të lexoni politikat e privatësisë të çdo faqeje që vizitoni nëpërmjet këtyre lidhjeve.


12. TË MITURIT

Faqja nuk është e destinuar për të miturit nën 16 vjeç.


13. PËRPUNIME TË TJERA NGA ARMUNDIA FACTORY

Përveç përpunimeve të lidhura me faqen, Armundia Factory përpunon të dhëna personale edhe në kuadër të veprimtarisë së saj, për kategoritë e mëposhtme të subjekteve. Këto subjekte informohen drejtpërdrejt, në momentin e mbledhjes së të dhënave, nëpërmjet informativave specifike, në përputhje me nenin 13 të Ligjit nr. 124/2024:

KATEGORIA E SUBJEKTEVE

QËLLIMI KRYESOR

SI INFORMOHEN

Punonjës

Administrimi i marrëdhënies së punës

Informativë specifike për punonjësit, në fillim të punësimit

Kandidatë për punë

Procesi i rekrutimit

Informativë specifike për kandidatët, gjatë aplikimit

Klientë dhe partnerë biznesi

Realizimi i marrëdhënieve kontraktuale dhe i shërbimeve

Informativë dhe/ose klauzola privatësie në kontratë

Furnitorë dhe ofrues shërbimesh

Menaxhimi i marrëdhënies së furnizimit

Informativë dhe/ose klauzola në kontratë

ⓘ  Detajet e plota për secilën kategori (kategoritë e të dhënave, bazat ligjore, afatet e ruajtjes) jepen në informativën specifike që i vihet në dispozicion subjektit përkatës. Për kopje ose sqarime, mund të na kontaktoni në adresat e mësipërme.


14. KONTAKTET DHE E DREJTA PËR ANKESË

Për çdo pyetje mbi këtë Politikë, mund të na kontaktoni në adresat e treguara në seksionin 4.

Nëse vlerësoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel Ligjin nr. 124/2024, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës:

ELEMENT

TË DHËNAT

Autoriteti

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Adresa

Rr. “Abdi Toptani”, Nr. 5, Tiranë

Email

info@idp.al

Website

www.idp.al

Telefon

+355 4 2237200

15. LIGJI I ZBATUESHËM

Kjo Politikë rregullohet nga ligji shqiptar, në veçanti nga Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe nga aktet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


16. NDRYSHIME NË KËTË POLITIKË

Versioni në fuqi është gjithmonë ai i publikuar në faqe, me datën e treguar më poshtë. Ju rekomandojmë ta konsultoni periodikisht.



Përditësuar së fundi: 02.10.2026 — Version 3.0