Sinjalizimi

Armundia Factory sh.p.k. ka ngritur një kanal të dedikuar e të sigurt për raportimin e shkeljeve të mundshme të kuadrit ligjor, duke garantuar konfidencialitet të plotë dhe mbrojtje për çdo sinjalizues.

Sipas Ligjit Nr. 96/2025 «Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve»

1. Çfarë mund të raportoni

Mund të sinjalizoni çdo veprim ose mosveprim që përbën ose mund të përbëjë shkelje të kuadrit ligjor, për të cilin keni dijeni në kontekstin e veprimtarisë suaj të punës.

  • Praktika korruptive, mashtrim ose përvetësim
  • Shkelje në fushën e shërbimeve dhe tregjeve financiare
  • Shkelje të mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së rrjeteve
  • Pastrim parash ose financim terrorizmi
  • Shkelje të tjera që bien në fushën e zbatimit të Ligjit Nr. 96/2025

2. Kush mund të sinjalizojë

E drejta për të sinjalizuar i përket çdo personi që ka dijeni për një shkelje në kontekstin e punës, pavarësisht nga natyra ose kohëzgjatja e marrëdhënies.

    • Punonjës dhe drejtues
      Aktualë ose të mëparshëm, me çdo lloj kontrate.
    • Kandidatë për punë
      Persona në proces përzgjedhjeje ose intervistimi.
    • Furnitorë dhe partnerë
      Nënkontraktorë, bashkëpunëtorë, konsulentë
    • Persona të lidhur
      Ndihmës, kolegë ose të afërm që mund të pësojnë hakmarrje.

3. Si të sinjalizoni

Kanali pranon sinjalizime me email dhe me postë. Mund të zgjidhni gjithashtu të mbeteni plotësisht anonim.

Me postë

Blv. Gjergj Fishta, Pall. TeknoProjekt, Kulla III, Ap. 9, Tiranë
Pavarësisht nga kanali i brendshëm, ju keni gjithmonë të drejtë t’i drejtoheni drejtpërdrejt ILDKPKI-së si autoritet kompetent për sinjalizimin e jashtëm.
4. Procesi dhe afatet

7 ditë

Konfirmimi i marrjes së sinjalizimit nga data e paraqitjes.

90 ditë

Afati maksimal i hetimit administrativ të sinjalizimit.

3 muaj

Informimi për ecurinë dhe rezultatin përfundimtar.

5. Garancitë tuaja

A

Konfidencialitet

Identiteti juaj ruhet i mbrojtur dhe zbulohet vetëm me pëlqimin tuaj të shprehur me shkrim.

B

Anonimitet

Sinjalizimet anonime pranohen dhe trajtohen në kushte të barabarta me çdo sinjalizim tjetër.

C

Mbrojtje nga hakmarrja

Çdo veprim hakmarrës ndaj jush për shkak të sinjalizimit është i ndaluar dhe i pavlefshëm me ligj.

D

Barra e provës

Në rast hakmarrjeje, barra për të provuar të kundërtën bie mbi punëdhënësin, jo mbi ju.

Mbrojtja nga hakmarrja: Nëse vlerësoni se jeni bërë objekt i një veprimi hakmarrës, kërkesa për mbrojtje paraqitet pranë ILDKPKI-së, autoriteti kompetent sipas nenit 22 të Ligjit Nr. 96/2025.

Pavarësia e mekanizmit

Mekanizmi i sinjalizimit administrohet nga një njësi përgjegjëse e pavarur, palë e tretë e jashtme dhe e licensuar (OnLawOffice — Av. Orjon Nallbati), në përputhje me nenin 14/8 të Ligjit dhe kriteret e pikës 20 të Udhëzimit nr. 1/2026. Kjo pavarësi garanton trajtim të paanshëm të çdo sinjalizimi, edhe kur ai prek drejtimin e Shoqërisë. Në rastet e konfliktit të interesit caktohet një zëvendësues i pavarur. Sinjalizuesi ruan gjithmonë të drejtën t’i drejtohet ILDKPKI-së.

OnLawOffice · Njësi Përgjegjëse e Pavarur


Njoftim për Përpunimin e të Dhënave Personale — Sinjalizimi

Për mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale në kuadër të kanalit të sinjalizimit — bazën ligjore, kategoritë e të dhënave, marrësit, transferimet ndërkombëtare, afatin e ruajtjes dhe të drejtat tuaja — lexoni Njoftimin e plotë për Përpunimin e të Dhënave Personale, të linkuar më poshtë. Ky njoftim është i veçantë nga politika e përgjithshme e privatësisë së faqes.