Historiku

We are proud of our past and strive to a successful future...

Historia jonë

Armundia Factory është një software house me qendër në Tiranë e cila zhvillon zgjidhje të teknologjisë së informacionit duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore në sektorin bankar, atë të sigurimeve dhe korporatave.

Me një profil të mirëfilltë ndërkombëtar, ajo merret me analiza, projekte dhe zgjedhje të një profili të lartë teknologjik, duke operuar 360° në botën e informatikës si dhe duke u propozuar si një pikë referimi në inovacion,e rrjedhimisht duke u  fokusuar në cilësinë e lartë të shërbimeve të ofruara.

2015

2015

Që nga viti 2015, viti i themelimit të saj,  Armundia  Factory i kushton vëmendje të vazhdueshme zhvillimeve teknologjike, nje menyre kjo për të qene në paravijë në fushën e zhvillimit të softwerëve dhe të maksimizojë rezultatet e saj, duke konsoliduar në një kohë të shkurtër aftësitë në sektoret  në të cilat ajo operon.

Në vitet e para të aktivitetit, ajo përqendroi biznesin  në zhvillimin e softwerit , asistencen konkurruese dhe inovative, menaxhimin e aplikacioneve dhe aktivitetet Help Desk, duke u ofruar klientëve një shërbim total të menaxhimit të sistemeve të IT.

Më pas, me rritjen e vazhdueshme dhe të certifikuar nga vlerësimi i klientëve, Armundia zgjeron shërbimet e biznesit në mënyrë eksponenciale, duke çuar në ngritjen e aktiviteteve të biznesit dhe planifikimit të konsulencës, duke mbështetur kompanitë në përcaktimin  e strategjive  IT, menaxhimin e projekteve dhe në përcaktimin  e arkitekturave funksionale.

Sot, falë aftësive teknike të fituara, Armundia Facotry  propozon veten si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, i aftë për të mbështetur klientët e tij me një paketë të gjerë të shërbimeve të konsulencës IT për të inovuar dhe zbatuar infrastruktura IT ne cdo sektor.

Construction services

Stavri Pici

CEO

I lindur në Shqipëri por  rritur profesionalisht në Itali, Stavri Pici ka studiuar inxhinieri informatike dhe është  diplomuar me nderime në Universitetin La Sapienza të Romës, i specializuar në rrjetet kompjuterike.

Ai filloi karrierën e tij profesionale në Armundia në vitin 2009 si Analist dhe Zhvillues, një eksperiencë e cila jo vetëm i lejoi  atij   të provojë aftësitë e tij teknike, por edhe të koordinojë grupet e punës, duke I siguruar kështu  konsumatorëve standardet me të  larta të cilësisë dhe efikasitetit.

Në vitin 2015, në kuadrin e një projekti kombëtar dhe ndërkombëtar të rritjes strategjike, u vendos themelimi  i një shtëpie softwerike në Shqipëri, Armundia Factory , në të cilën ai u emërua CEO.

Nën drejtimin e tij, kompania është rritur në mënyrë të qëndrueshme për t’u bërë një nga shtëpitë softwerike më të njohura dhe më të kerkuara  nga talentet e reja që dëshirojnë të zhvillohen në një  kompani me nje vëmendje të lartë  ndaj zhvillimit teknologjik.

 

 

 

Armundia Factory is an ICT service company focused on digital and technological innovation of companies and institutions belonging to any sector.